Të mërkurën diskutimi në Parlament që do çoj në ndryshimin e statusit të Komunave Urbane

Të mërkurën me datën 25.11.2015 me fillim në ora 11:00 në Parlamentin e Malit të Zi do të fillojë diskutimi rreth ndryshimit të paketës ligjore që do të çoj në ndryshimin e statusit të Komunave Urbane. Në qoftë se këto ligje aprovohen atëherë Tuzi dhe Gollubovci nuk do të jenë më Komuna Urbane, por Komuna në kuadër të kryeqytetit.
Propozues i këtyre ndryshimeve është DPS, e cila është edhe partia me numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi./Malësia.ME/
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!