Berisha, në formacionin e javës në Serinë A – Mavraj mbrojtësi më i mirë në Bundeliga

Vetëm 3 gola të pësuar në 8 ndeshjet e fundit. Për meritë edhe të Etrit Berishës, Atalanta e Giampiero Gasperinit ka fluturuar në këto 8 javë duke grumbulluar më shumë pikë edhe se Juventusi që kryeson, Serinë A. 7 fitore dhe 1 barazim për skuadrën bergamaske që ka gjetur te portieri shqiptar njeriun e duhur për ti vënë kycin portës.

Berisha shkëlqeu në fushë edhe në ndeshjen e të dielës ndaj Romës teksa falë pritjeve që realizoi dhe sigurisë që shfaqi në portën e Atalantës, është përfshirë nga e përditshmja më e madhe sportive në Itali, Gazzetta Dello Sport në formacionin më të mirë të javës së 13-të në Serinë A. Falë aftësive të 27-vjecarit nga Prishtina që evitoi disa gola të sigurtë, Atalanta arriti të përmbyste avantazhin provizor të Romës duke triumfuar në fund me shifrat 2-1.

Berisha edhe pse nuk arriti të evitonte dot golin e Diego Perottit nga pika e bardhë e penalltisë pavarsisht se arriti ti kuptonte krahun, ishte përcaktues me pritjet që realizoi ndaj egjiptianit Mohamedd Salah. Në 3 raste gjatë pjesës së parë gardiani shqiptar u tregua thjeshtë fantastik me ndërhyrjet e tij  ndaj Salah duke evituar tre gola të sigurtë.

Mërgim Mavraj, mbrojtësi perfekt i Kolnit

Mërgim Mavraj mbetet një nga pikat më të forta të Kolnit në fazën mbrojtëse dhe këtë e konfirmojnë përvecse rezultatet e kësaj skuadre, edhe statistikat individuale të lojtarëve. Portali gjerman “Sportschau.de”, i specializuar në përpunimin e shifrave, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar ka spikatur në ndërhyrjet e tij në javën e 11-të të Bundesligës, Borussia e Monchengladbahut – Koln 1-2.

Në tabelën ku listohen futbollistët që kanë fituar me shumë duele 30-vjecari renditet i pari me 91.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndjeshëm i shkëputur nga ndjekësit më të afërt. Kjo statistikë sugjeron se futbollisti i kombëtares shqiptare praktikisht ka qenë perfekt në ndërhyrje.

I dyti vjen Bastian Oczipka i Eintrahtit të Frankfurtit me 85.7% të ndërhyrjeve të sakta, ndërsa më pas vjen Diekmeier i Hamburgut me 84.6%.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!