Ejllo Berishaj nga Diaspora: Votoni Alternativën Shqiptare

Të nderuar bashkëvendas të Malësisë, vëllezër e motra

Zgjedhjet e 26 nëntorit janë zgjedhje tejet specifike, janë të rëndësishme për vetë faktin se Malësia gjendet para një projekti në pritje, e që është Komuna. Në këtë komunë, duhet të hyjnë vetëm njerëz të përgatitur, njerëz që janë të shkolluar dhe që Malësinë dinë ta udhëheqin në rrugë të zhvillimit dhe të prosperitetit.
Po ashtu, të nderuar qytetarë, jeni Ju ata që vendosni nëse Komuna e Malësisë do të flasë dhe administrohet shqip nga malësoret, dhe jo nga ardhacakët që nuk flasin shqip e as nuk janë autokton në këto treva historikisht shqiptare.

Jam i bindur se e kuptoni rëndësinë e këtij procesi i cili mund të jetë asimilues, nëse fitojnë joshqiptaret, ose mbijetesë shpresëdhënës, nëse fitojnë partitë politike shqiptare. Ju bëjë thirrje që ti votoni vetëm dhe vetem partitë nacionale shqiptare.

Por, nisur nga listat që keni përballë dhe duke marr parasysh përvojën time rreth Platformës politike dhe unifikimit të subjekteve nacionale shqiptare, vlerësoj se Lista e Alternativës Shqiptare – NUMRI 7 është lista më e kompletuar dhe përmban njerëzit më të përgatitur nga të gjitha listat e tjera. Nuk është listë që ndanë Malësinë, e as malësorët në asnjë koncept dhe veprim. Kandidatët nga kjo listë, gjatë gjithë fushatës nuk kanë sulmuar e atakuar dhe as përdorur retorikë negative për partitë shqiptare.

Andaj, unë, në emrin tim personal dhe të një pjese të diasporës shqiptare në Amerikë, ju ftoj që të delni masovikisht në zgjedhje dhe ditën e 26. Nëntorit 2017 të votoni shqip, për vete, për Malësinë, për bijt e bijat Tuaja, e vetëm Dy ditë pas të gjithë së bashku si vëllezër qe jemi të festoni fitoren e listave Shqiptare dhe Ditën e Flamurit kombëtar – simbolit nacional të çdo shqiptari të kësaj bote.

Urime!
Sinqerisht i Juaji
Ejllo Berishaj
New York 22 Nëntor 2017

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!