Dita e Flamurit, 28 Nëntori edhe zyrtarisht është shpallur ditë pushimi në Kosovë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Haradinaj e shpallë ditë pushimi 28 Nëntorin që njihet tradicionalisht si “Dita e Flamurit”, për t’i respektuar vlerat historike dhe kulturore si dhe traditat e mira familjare e shoqërore”, thuhet në komunikatë.