Senad Gilaj bëhet pjesë e Alternativës Shqiptare

Të nderuar miq,

Alterativa Shqiptare vazhdon të jetë subjekti i vetëm shqiptar që në kontinuitet po zgjerohet dhe pasurohet me të rinjë e intelektual të profileve të ndryshme, nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, pa dallime! Me kënaqësi të veçantë Ju njoftojmë që njëri ndër ata, padyshim që është edhe Z.Senad Gila, i cili vendosi të jetë pjesë e familjes sonë të madhe politike.

Z.Gilaj, u diplomua me sukses në fushën e kimisë pranë Univerzitetin të Prishtinës. Për opinionin shqiptarë në Mal të Zi dhe më gjerë është i njohur si intelektual, gazetarë i dalluar, njohës dhe mbrojtës i çështjes së identitetit kulturor e kombëtar!

Për ndyshe prof.Gilaj ka kohë që është i punësuar pranë Radios dhe TV të Malit të Zi, në gjuhën shqipe. Po ashtu ai është i angazhuar edhe si profesor i Kimisë në Medresen e Mileshit. Gjithashtu Z.Gilaj një kohë të caktuar ka ushturuar edhe detyrën e këshilltarit nga radhët e LDMZ, pranë Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit.

Jemi të sigurtë që virtytet e larta morale dhe intelektuale që e përbëjnë figurën e Z.Gilaj do të jenë shumë të rëndishme dhe frytëdhënëse për misionin tonë të përbashkët në Alternativën Shqiptare, me të vetmin qëllim arritjen e të drejtave dhe integrimin e merituar të popullit shqiptarë në të gjitha nivilet.

Po ashtu, me këtë akt, si dhe prurje tjera që kanë ndodhur në ASH është dëshmuar apeli jonë i vazhdueshëm, që bëjmë karshi opinionit publik. Pra, Alternativa Shqiptare është e hapur në çdo kohë dhe për çdo kënd, që konsideron se mund të jap kontributin e vet në fushën e politikës nacionale në Mal të Zi.

Ne këtë e kemi dëshmuar me punë dhe angazhime konkrete, që numri i subjketeve nacionale shqiptare duhet të ulet. Në ASH, vetëm dy vitet e fundit, përveç dhjeta intelektualëve dhe të rinjëve, janë afruar edhe tre subjekte nacionale. Këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe subjektet tjera , sepse unifikimi dhe qasja e re e politikës shqiptare është i vetmi shpëtim për mbijetes në trevat tona etnike në Mal të Zi.

Përfundimisht, me kënaqësi mund të pohojmë që ofansiva e prurjeve të reja në ASH, nuk do të ndal me kaq, pra do të vazhdoj edhe në të ardhmën!

Alternativa Shqiptare, NUK është pronë private! Është e të githëve!

ANDAJ, Mos hezito as Ti!

EJA, bëhu pjesë e familjes politike që përfshinë të gjithë shqiptatët në Mal të Zi, pa dallime!

Sinqerisht,

ASH

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!