Duke pranuar ftesen për bisedime, Lista Shqiptare tregoi se zhvillon politik plotësisht të pavarur

Duke pranuar ftesën për bisedime mbi pjesëmarrjen e mundshme në qeveri, Lista Shqiptare konfirmoi se zhvillon politikë plotësisht të pavarur, deklaroi për gazetën ”Pobjeda” Genci Nimanbegu, transmeton malësia.me.

Nimanbegu tha se duke mos prënuar pjesmarrjen në Qeveri, treguan se nuk duan të jenë alibi demokratik i askujt për qëllime të politikës së jashtme, sepse duket se ky ishte qëllimi i thirrjes së koalicionit trepalësh, dhe veçanërisht i mandatarit që në mënyrë fillestare po udhëheq këtë proces.

Ne në mënyrë të pavarur i sjellim vendimet politike , pavarësisht nga insinuatat e opozitës së mëparshme dhe partnerëve të deritashëm se nuk është kështu. Besoj se e vërtetuam nga fakti se askush përveç vetë Listës Shqiptare nuk mund të ndikonte në qëndrimet dhe veprimet tona politike.

Bisedimet tona me ata të cilët fitojnë legjitimitetin në zgjedhje nuk na bënë as element pro-shtetëror dhe as anti-shtetëror.

Thirrja për pakica duket se ka qenë vetëm deklarative dhe kozmetike, dhe përkundër deklaratës së nënshkruar tre ditë pas zgjedhjeve, le të vlerësojë koha se cilat janë motivet përfundimtare të qeverisë së re. Ne e dimë përgjigjen, por le të vendosë vetë opinioni, tha Nimanbegu.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!