Nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve më shtrenjtë

Prej sonte në mesnatë të gjitha llojet e karburanteve do të shtrenjtohen 2 ose 3 centë për litër, është kumtuar nga Ministria e ekonomisë. Benzina euro super 95 dhe 98 do të shtrenjtohen nga 2 centë dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.11 , respektivisht 1.15 euro për litër.

Edhe çmimi i euro dizelit do të rritet po ashtu 2 centë dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme do të kushtojë 99 centë për liter, kurse vaj guri do të shtrenjtohet 3 cent për litër dhe në të ardhmen do të kushtojë 97 centë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!