Ministri Dukaj u prit në Michigan nga kryebashkiaku i Rochester Hills, Bryan Barnett

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i administratës publike, Marash Dukaj u prit në Michigan nga kryebashkiaku i Rochester Hills dhe ish-presidenti i Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bryan Barnett.

Biseduan për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe vlerësuan se ka potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në procesin e digjitalizimit, si dhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Dukaj theksoi se siguria kibernetike si një nga sfidat më të mëdha të epokës moderne kërkon bashkëpunim intensiv ndërkombëtar dhe shkëmbim të vazhdueshëm të përvojave, informacionit dhe njohurive si në nivel rajonal ashtu edhe ndërkombëtar. Gjithashtu, u përmendë një shembull të praktikës së mirë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e vetëqeverisjes lokale, e konkretizuar nga binjakëzimi i Tuzit me Rochester Hills. Është shprehur gatishmëria dhe mundësia për investime, projekte, si dhe për shkëmbimin e përvojave në fushën e parandalimit të sulmeve kibernetike si dhe transformimin digjital të shërbimeve publike dhe e-shërbimeve.

Shperndaje