Në kuadër të fushatës promocionale të aktivitetit madhor futbollistik që do të zhvillohet gjatë verës së vitit të ardhshëm, Kampionati Europian, drejtuesit e UEFA-s kanë publikuar videon promocionale të radhës.
DJ me famë ndërkombëtare, që më parë ka performuar personalisht edhe në Shqipëri për fansat e tij, ka prezantuar së fundmi një guidë të të gjitha ekipeve që do të ndeshen në Grupin A, ku mes Francës, Rumanisë dhe Zvicrës, renditet Shqiperia.
Videon mund ta shikoni këtu VIDEO