Këshilli për privatizim dhe investime kapitale të Qeverisë së Malit të Zi, në krye të së cilit është kryeministri Millo Gjukanoviq, nuk ka diskutuar sot për çështjen se a është paguar kompensimi i drejtë për tokën gjatë privatizimit të Kripores, mëson Portali Ul-info.
Materialin për këtë vendim është përgatitur dhe paralajmëruar, por u tërhoq nga rendi i ditës të mbledhjes mbasi që vendimit të tillë eventual ashpër iu kundërvunë ambasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker dhe deputeti i pavarur Dritan Abazoviq.
Shtajnaker tha se në këtë rast do të pamundësohet hapja e kapitullit 27 në negociata me BE-në, ndërsa Abazoviq ftoi prokurorin e lartë të reagojë.