Tahiri: Dreshaj dha dorëheqja për shkaqe materiale – KKSH ka rënë në provimin

Meqenese edhe vete isha kandidate ne kete konkurs, dua qe kjo te mos keqkuptohet, sepse kete nuk e bej nga xhelozia, por per arsye e qellime profesionale.

KKSh, nuk ka guxuar te beje nje veprim te tille me rastin e perzgjedhjes se Keshillit programor te Kohes Javore. Me kete veprim Keshilli ka rene ne provim. Ka rene ne provimin e vlerave dhe meritave. Sepse nuk mund te udheheqe me median e vetme te shkruar shqip ne Malin e Zi – Koha javore, nje Keshill Programore joprofesional e me militante partiak qe s’e kan idene cka eshte Media ne pergjithesi e le ma nje media e shkruar.

Koha javore duhet te ruhet e jo te shkatrrohet. KJ duhet ta ruajm si syte e ballit e jo ta shkatrrojme. Mirepo ne kete forme nuk mund te ruhet e kultivohet KJ. Sepse po del qe ma se miri na e paska ruajtur POBJEDA, ne kuader te se ciles ka funksionuar qe sa vjete, se sa na vet si shqiptare, nje media shqipe te veten. Ky eshte nje turp i madh, dhe e them me bindje te plote. Kjo nuk eshte dashur te ndodhe pavaresisht divergjencave politike brenda e jasht Keshillit.

Me vjen shume keq qe shumica e anetareve te Keshillit, anetare te FORCES, bien pre e manipulimeve politike te subjektit te tyre politik. Ky eshte Keshilli Kombetare, jo Parti, Kryetari aktual i KKSH, tregoj se nuk eshte aspak ma i avansuar se koleget e tij te partise. Ai se paku per te ruajtur autoritetin e Kryetarit dhe te deputetit, te them ashtu eshte dashur te parandaloje nje presion te tille, nese ka patur. Presione politike ka ndodhur te kem edhe une si kryetare i mahershem i KNSH, por ju kam rezistuar me sa kam mundur kur ka qene fjala per ceshtje madhore te shqiptareve. Kam qene i vetdijshem per cmimin dhe pasojat eventuale, por kam rezistuar. Nuk ka qene as nuk eshte lehte , sepse une sot si pasoje e ketij qendrimi , jam i papune etj etj, por si intelektual e politikan ne njefare mase, nuk mund te lejoja te heqja dore nga parimet e mia njeerezore, morale por edhe shoqerore e kombetare.

Pervec kesaj ne po tregojme se nuk respektojme vlera e parime, jo se jo, po as rregulla te cilat vet i vendosim e merremi vesh. Kur them keshtu e kam fjalen per kushtet e konkursit per Keshillin Programor te KJ. Aty thuhet se nuk mund te zgjedhet anetare i organeve drejtuese partiake; KKSh zgjedh pikerisht ata kandidate, aty thuhet se duhet te kesh pervoje publicistike e gazetareske; KKSh zgjedh bash ata pa pervoje as publicistike apo gazetareske; ne Konkurs thuhet qe kandidati duhet te jap vizionin e vet per zhvillimin e KJ; KKSh, zgjedh vetem ata qe nuk kane vizion e as pikepamje cka te bajne me Kohen Javore. Prandaj kam reaguar sot permes te FB dhe kam kerkuar me sinqeritet te plote e dashamiresi kolegiale por edhe kombetare, qe Kryetari i Keshillit, te thrrase mbledhjen, te analizoje kete vendim, shume te demshem sipas meje, te perserise konkursin dhe pastaj te behet nje perzgjedhje me te vertete meritore dhe profesionale, larg qendrimeve e interesave politike te secilit subjekt politik qofte ai, te individeve qe e meritojne dhe qe me punen dhe pervojen e tyre mund ta permiresojne Gazeten e vetme shqipe Koha Javore si dhe informimin shqip ne Malin e Zi.

Nje antare i KKSH, gjegjesisht nenkryetari Pal Dreshaj dha doreheqjen per shkak sic ka thene ‘kusureve politike’ ne KKSH. Pal Dreshaj nuk ka dhene doreheqje per shkaqe parimore por per shkaqe materiale. Dreshaj nuk ka kundershtuar kulisa politike por ka bere te kunderten. Permes kulisave, makinacioneve e marrveshjeve te fshehta politike, eshte aty ku eshte, anetare i KKSH. Po te ishte ashtu si thote ai, qe per shkaqe parimore te reagoje, pse Pale Dreshaj nuk reagoj me kohe, psh per sterzgjatjen e procesit te perzgjedhjes dhe realizimit te konkursit qe 7muaj. Pse pranoj te marr pjese ne votim nese paska qene kunder?…e shume e shume pyetje tjera te cilat mund te ti them me ndonji rast tjeter.

Shperndaje