Dreshevic kundra gjuhës shqipe në Tuz, e dërgon në Gjukatën Kushtetuese

Këshilltari i Partisë Boshnjake në Kuvendin e Tuzit njëkohësisht dhe deputet në Parlamentin e Malit të Zi, Nexhad Dresheviq ka paraqitur iniciativën në Gjukatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetueshmëris dhe ligjshmërisë të nenit të Statutit të Kryeqytetit i cili parasheh që në Komunën Urbane të Tuzit në përdorim zyrtar është edhe gjuha shqipe.

Dresheviq kosideron se ky nen nuk është në pajtim me kushtetuten e Malit të Zi. Ai në iniciativ thekson se ky nen i statutit nuk është në pajtim me ligjin për vetëqeverisje lokale i cili garanton mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të pakicave në pajtim me kushtetuten, shkruan Dan. Dresheviq kërkon që boshnjakëve në KU Tuz tu sigurohen të gjitha të drejtat duke përfshirë këtu edhe të drejtën për gjuhën e tyre, dhe ajo është gjuha boshnjake.

Deklarimin mbi iniciativën e Nexhad Dresheviq gjykatës ja ka dërguar sekletari i Kryeqytetit Podgorica, Veselin Vukçeviq.

Duke pasur parasysh se në KU Tuz shumicën e popullatës e përbëjnë populli shqiptar, në mënyrë të qartë tregon se neni i kontestuar nga ana e Dresheviq është në përputhje me ligj, mbi bazën e të cilit është përcaktuar përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, shkruan mes tjerash në letren e Vukçeviq dërguar Gjukatës.

Vukçeviq i ka propozuar Gjukatës Kushtetuese që mos të prënojë iniciativën e Nexhat Dresheviq pasi që neni është në përputhje me ligjin. Mendimin e Vukçeviq një zëri është përkrahur edhe nga anëtarët e këshillit të statuteve dhe rregulloreve.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!