Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të partië.
Ky dorëheqje vjen pak ditë pasi subjekti i drejtuar prej tij humbi bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë, ku siguroi vetëm dy mandate deputetësh.
Sipas asaj që njofton vet Menduh Thaçi, tashmë partia do të mbetet në duart e Këshillit Drejtues të saj, derisa të zhvillohet Kongresi i Jashtëzakonshëm i PDSH-së. Data për mbajtjen e Kongresit do të caktohet nga Kuvendi Qendror i PDSH-së.
Pas dorëheqjes së Menduh Thaçit nga kreu i PDSH-së, dorëheqja ka dhënë edhe kryetari i Degës së PDSH-së ne Çair, Idriz Orana.
Sela jep dorëheqje nga posti i kryetarit
Kryetari i Lidhjes për Reforma Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga pozita e liderit dhe tani do të pritet kongresi i partisë për të vendosur rreth veprimeve të mëtejshme.
Në emisionin “200” në Alsat-M, Sela ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe tani është kryetar i dorëhequr nga partia deri në kongresin e radhës. Levizja për reforma në zgjedhjet e parakoshme mori 3 deputet.
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, thotë se ky është moment historik që partitë shqiptare të unifikohen rreth një platforme për avancimin e çështjes kombëtare. Sipas tij mandatin për një nismë të tillë nga shqiptarët e ka marrë BDI-ja në zgjedhje. Megjithatë, ai mbështetjen e deputetëve të tij për qeverinë e ardhshme, Sela e kushtëzon me miratimin e një Ligji për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe dhe ndarjen proporcionale të buxhetit para votimit të qeverisë.