Dukaj: Institucionet nuk janë mjaft efikase

Mali i Zi ka krijuar disa institucione të caktuara për realizimin e të drejtave të popujve pakic, por ato duhet të punojnë në mënyrë më efikase , deklaroi Marash Dukaj, drejtor politik i Alternativës Shqiptare për të përditshmën DAN.

Ai thekson se kjo është veçanërisht e rëndësishme për popullsinë shqiptare si një pakicë me të gjitha specifikat kombëtare që e dallojnë, si në gjuhë, kulturë, arsim etj.

Duke marrë parasysh përfaqësimin numerik të pakicave në popullatën e përgjithshme të Malit të Zi, mund të konstatojmë se kohët e fundit kemi arritur rezultate në këtë drejtim. Natyrisht që ende duhet të punohet, por përmirësimi mund të shihet dhe në kuadrin ligjor ashtu edhe në dokumentet strategjike.

Dukaj shprehet se institucionet lokale, në bashkëpunim me shtetin, duhet të punojnë më shumë në ruajtjen e specifikave kombëtare, veçanërisht në komunat ku shumicën e popullatës e përbëjnë pakicat.

Nuk duhet të ndodhë që të kemi punonjës në administratën lokale i cili nuk mund të komunikojë në gjuhën e pakicës që e bën shumicën në nivel lokal, përfundoi Dukaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!