Abazoviq: Ka filluar lufta kundër korrupsionit

“Ka filluar lufta kundër korrupsionit. Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin”. Ky ishte paralajmërimi që dje ka bërë zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Një ditë më pas, në mëngjesin e sotëm kanë filluar arrestimet e disa zyrtarëve në Malin e Zi.

Drejtori i Administratës së Pasurive të Paluajtshme, Dragan Kovaçeviq, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit.

Kreu i Njësisë rajonale të Kotorrit, Veselin Miletiq është arrestuar po ashtu. Kovaçeviqi është arrestuar në lidhje me ndërtimin e një shtëpie në emrin e tij, e cila është në zonën e të mirave detare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!