Me vendimin e publikut Albina dhe familja Kelmendi përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Duje”.

Albina dhe familja Kelmendi fituan çmimin e dytë të festivalit të këngës, sipas vlerësimit të jurisë profesionale, duke mbetur pas Elsa Lilës.

Shperndaje