Gjeloshaj: Për votëbesimin ndaj qeverisë vendos kryesia e ASH

Deputeti shqiptarë në Parlamentin e Malit të zi z.Nik Gjeloshaj në intervistë për emisionin në gjuhën shqipe “Mozaiku” në RTCG ka thënë se me qëndrimin e PSD-së në një mënyrë mund të konstatojmë se qeveria ka rënë dhe kemi një situatë të re politike në të cilën Alternativa Shqiptare do të konsultohet me partnerët  e vetë dhe do të ketë mbledhjen e kryesisë dhe do vendosin rreth kësaj çështje duke analizuarë të gjitha ato që janë realizuar dhe ato që nuk janë realizuar dhe duke e çmuarë momentin politikë dhe pozicionimin sa më në favor të popullit shqiptarë.

Në pyetjen e gazetarit a ka pasur konsultime mes ti dhe deputetit të Forcës Genci Nimanbegu dhe a mund të pritet një harmonizim dhe një qëndrim i përbashkët  rreth kësaj çështje Gjeloshaj përgjegjet se pritja ka qënë që ky harmonizim të bëhet me iniciativë të deputetit Nimanbegu.

Nimanbegu është kryetar i KKSH-së dhe në mënyrë formale do duhet të ishte trup i cili bashkon shqiptarët dhe qëndrimet e tyre por siç duket kjo ka munguar. Nimanbegu ndër të parët rrethë kësaj çështje është deklaruar pa donjë mendyshje që ti japë besimin kësaj qeveri dhe unë në një mënyrë e kam kuptuar që ata janë të kënaqur me atë që kanë realizuar në bazë të marrëveshjeve politike , anekseve dhe nën aneksëve që kanë patur me PDS-në.Nga kjo rriedh se ata janë të knaqur me zbatimin e realizmit të drejtave të shqiptarëve dhe në këtë kontekstë do të përkrahin edhe qeverinë dhe për fatë të keq ka munguar ky kordinim.Unë nuk kam vrapuar në të njëjtën mënur edhe për këtë çështje kam pritur një konsultim më të gjërë sepse këto nuk janë qëndrime që janë individuale apo të një subjekti por janë qëndrime që përmes neve reflektohet edhe qëndrimi apo vullneti i popullit shqiptarë në Mal të zi.

Rreth statusit të ri të Malësisë që u votua në Parlamentin e Malit të Zi Geloshaj u shpreh, unë personalishtë dhe subjekti që i takoj nuk mund të votojmë, nuk mund të nënshkruajmë, nuk mund të japim vulën për një zgjidhje që është më pak se ata çka është në dokumentet tona partiake në bazë të cilave jemi formuar.Ne nuk kemi kushtëzua me amadamente përkrahjen e këti ligjit, sikur të gjitha amadamentet të ishin prënuar unë nuk do kisha votuar ligjin, për arye se nuk është ajo zgjedhja të cilen e kemi ne si synim kryesorë.

Kohën e fundit janë paraqitur disa dilema se si do bëhet implementimi i ti, këto dilema i ka lansuar në opinion kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu i cili në katër ligjet që janë propozuarë me gjithë qëndrimin e KKSH-së që e vetmja zgjidhje është komuna e plotë si gjitha tjerat në Mal të zi ,ai në tri ligjet kyçe ka qën i përmbajtur ndërsa në një për organizim teritorial ka qën kundër dhe ka lansuar një ide se do inplementohet prej vitit 2018.

Në pyetjen a ka marrveshje e ASH me partin në pushtet pasi që kjo parti ka një përfaqësues në Ministrin e Arsimit, Gjeloshaj theksoi se përfaqësuesi në Ministrin e Arsimit  është antar i kryesisë së ASH dhe këto ditë ai është duke u munduar të prezentoi një çështje që duket se opinioni nuk mundet ta kuptoi që ASH nuk ka funksion politik.

Unë luftoj për funksione profesionale, përfaqësuesi jonë sot në Ministri të Arsimit ka mandat në bazë të konkursit publik në të cilin ka mundur të paraqitet secili dhe ai ka një mandat të caktuar 5 vjeçar dhe në këto 5 vjetë 15 qeveri të ndrrohën ai person mbetet aty dhe do vazhdoi të kryej punën e ti si profesionistë.

Kur ka bërë aneksin e fundit Forca me PDS-në më kanë ftuar që të jem pjesë e kësaj marëveshje dhe pjesë e atyre ri-nënshkrimëve të disa kërkesave të shqiptarëve që ekzistojnë  tash 25 vjet.Këso lloje marrëveshjesh kanë bërë të gjitha subjektet politike shqiptare që kanë participuar deri sot në qeveri duke filluar nga UDSH-ja dhe këto kërkesa kan ardhur përsëri që të nënshkruhen edhe një herë, normal unë kamë refuzuar dhe e kam çmuar se nuk mund të realizohen me PDS-në në atë kohë kur ata në parlamentë jo vetëm që nuk kishin shumicën pa pjesen tjetër të PSD-së por ishte edhe një konfrontim shum i gjërë në Parlament. Në atë moment e kam vlerësuar që nuk ka logjikë politike që të hyjmë në këtë avanturë dhe nuk e kam parë se kujt i konvenon kjo.Unë e kam çmuar se më së pakti u konvenon shqiptarëve që të merren edhe një herë me një marrëveshje të tillë. Siç mund të shihet kanë kaluar muaj të tërë dhe rezultate nuk ka.

Disa janë munduar të manipulojnë se unë e kam përkrahë atë veprim, unë i kam përkrahë kërkesat që janë aty, si çdo politikan shqiptarë që i ka përkrahë ato kërkesat që janë aty tash 25 vjetë- është shprehur Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!