Vetëvendosje në Tiranë: Për “Zajednicën” e demarkacionin me Malin e Zi (Video)

Në një sallë të mbushur mbi kapacitetin, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajtën një tubim të përzemërt dhe entuziast me qytetar pasditen e së shtunës.

Takimi i cili nisi në orën 15:30 minuta pa sot të tubuar me shumë qytetarë, intelektualë, publicistë, artistë, veprimtarë, gazetarë dhe studentë të Tiranës të cilët pritën me duartrokitje mbërritjen në sallë të Kryetarit të VETËVENDOSJE!-s Visar Ymeri si dhe të deputetët Glauk Konjufca dhe Albin Kurti.

Në fjalën e tij Visar Ymeri u ndal në zbërthimin teknik të asaj që përfaqëson Zajednica e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë si dhe pasojat që do të vuajë Kosova nga zbatimi i saj.

Albin Kurti foli nevojën që shqiptarët kudo ndodhen në Ballkan të ndërgjegjësohen për sfidat dhe rreziqet që ofron e ardhmja në dritën e orekseve grabitqare të afishuara nga fqinjët. Ai bëri thirrje që shqiptarët kudo ndodhen duhet të jenë të përgatitur, të fuqizojnë ekonomitë dhe shtetet e tyre dhe se përpjekja e Vetëvendosjes për ndaljen e projektit të Zajednicës dhe demarkacionit kufitar me Malin e Zi shkon pikërisht në këtë drejtim.

Kurti tha se Tirana zyrtare duhet të ndërhyjë në situatën që ka përfshirë Kosovën, pasi është i vetmi vend që e ka këtë të drejtë.“Unë mendoj se problemi nuk është që Tirana po ndërhyn, problemi është që Tirana nuk po ndërhyn.

Kurti: Në Ballkan nuk ka luftë pa Serbi dhe nuk ka paqe pa shqiptarë. Kudo ku ka luftë në Ballkan, gjithmonë e gjeni Serbinë aty. Natyrisht kundër shqiptarëve, por edhe në asnjë marrëveshje që është bërë, po nuk i gjetët shqiptarët nuk ka paqe.

Më pas, qytetarë të shumtë kanë marrë fjalën duke u drejtuar pyetje dhe duke bërë komente për mysafirët e VETËVENDOSJE!-s nga Prishtina.”Ju duam të vini më shpesh”, “ne shqiptarët duhet të flakim më në fund druajtjen tonë ndaj projektit tonë të shenjtë të bashkimit kombëtar”, u shprehën disa prej tyre.

Shperndaje