Abazoviq kandidat kryesor për kryetar të ri të URA

Deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq pritet të jetë kandidati kryesor për lider të ri të Levizjes qytetare URA.

Kryetari i deritashëm i URA, Zharko Rakçeviq ka thënë që nuk do të kandidohet në këtë funksion në kongrein e ardhshëm të partisë.

Rakçeviq tha se procesi i kandidimit është i hapur, por që Dritan Abazoviq si një pasuri e Malit të Zi qytetarë ka mbështetjen e tij dhe të organëve të LQ URA.

Nëse themi që jemi shtet qytetar, pse në krye të donjë partie qytetare mos të jetë shqiptarë, tha Rakçeviq.

Siç është paralajmërua, URA pritet të mbajë Konresin e dytë zgjedhor në fillim të prillit./Malësia.ME/

Shperndaje