DAN: ASH kushtëzon DPS-in me Territor, 6 prillin, Skenderbeun në Tuz, rrugën e Trieshit…

Përveç zgjidhjeve kuadrovike me të cilat Alternativa Shqiptare (ASH) e kushtëzon DPS-në për formimin e pushtetit në Tuz, ata kanë kërkesa të tjera dhe më e rëndësishmja është përcaktimi i territorit të Komunës së Tuzit më së largu deri me 29 mars.

Kjo nënkupton kufizimin me Podgoricën, përkatësisht të përfshihen kufijtë natyrorë të Malësis pa përjashtim, të gjitha vendbanimet shqiptare të jenë brenda Komunës së Tuzit.

Në platformën të aprovuar nga këshilli koordinativ i ASH-së për Malësi, në të cilën DAN kishte qasje, kërkojnë edhe ndarjen e pronës me Kryeqytetin Podgorica, përkatësisht ndarjen e të gjitha institucioneve dhe ndërmarjeve ku Kryeqyteti ka pronësi.

ASH gjithashtu kërkon vendosjen e plotë të gjuhës shqipe në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës së Tuzit pa përjashtim, si dhe krijimin e të gjitha institucioneve të parapara me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ata gjithashtu kan kërkesa edhe kur është në pyetje infrastruktura.

ASH ka përcaktuar se cilat projekte urgjentisht duhet të përfundohen dhe ky është një nga kushtet për të hyrë në koalicion me DPS-në për të formuar pushtetin në Tuz.

Mes tjerash, kërkojnë asfaltimin e rrugës së Trieshit, që e ka financuar diaspora, rrethrrotullimi te kisha e Tuzit, asfaltimi i rruges Tuz-Hotë, bulevardi Tuz-Podgoricë, salla sportive…

Kur është fjala për kulturën, ASH kërkon shënimin institucional të festave kombëtare, si 28 nëntorin Ditën e Flamurit dhe 6 prillin Kryengritjen e Malësisë. Gjithashtu kërkojnë edhe formimin e parakushteve ligjore për vendosjen e bustit të heroit kombëtar Skënderbeut në Tuz.

Platforma Alternatives Shqiptare gjithashtu parasheh kapituj për arsim, turizëm, bujqësi dhe shëndetësi…

Kur është fjala për zgjedhjet kuadrovike, ASH ka disa sugjerime.Në platforma thohet se ata kërkojnë vendin e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarin e Komunës ose kryetarin e Komunës dhe sekretarin e Kuvendit. Ata DPS-it i ofrojnë, siç shkruan në platformë, të zgjedhin opsionin e parë ose të dytin.

Gjithashtu kërkojnë një sekretar nga katër sekretarjatet të cilat do formohen, tre ndihmës-sekretarë në sekretariatet në të cilat nuk do ti menaxhojnë ata, drejtorin në një nga tri ndërmarrjet publike që do të formohen nga Komuna, dhe ndihmës-drejtorin në dy ndërmarrjet tjera.

Siç mëson DAN, Alternativa Shqiptare dëshiron të mbulojë çdo pozitë dhe të ketë kontroll dhe mbikqyrje të plotë mbi komunën. Nëse DPS nuk i pranon të gjitha këto kërkesa, ASH do të mbetet në opozitë. Ndërsa siç mëson DAN nga DPS-ja e Podgoricës, ata nuk do të negoconin fare me ASH po mos të ishin afër zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet lokale në Podgoricë, ku votat e ASH-së mund të jenë vendimtare./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!