Hidhet shorti për Ligën e Kombeve

U hodh në Lozana të Zvicrës shorti i Ligës së Kombeve ky Shqipërinë e percaktoi si pjesë e Grupit 1, në Ligen C.

Shqipëria rigjen në short sërish Izraelin, me të cilët u përballëm në eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Ndërkohë ekipi tjetër kundërshtar është Skocia, me të cilën nuk jemi ndeshur më parë asnjëherë.

 Kosova do të bëjë pjesë në Lige D, në Grupin 3 bashkë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbaxhanin.

 Ndërkohë Mali i Zi do të jenë pjesë e Grupit 4 në Ligen C ku do të ndeshet me Serbin, Romanin dhe Lituaninë.

Liga A:

Grupi 1: Holanda, Franca, Gjermania

Grupi 2: Islanda, Zvicra, Belgjika

Grupi 3: Itali, Poloni, Portugali

Grupi 4: Kroacia, Anglia, Spanjë

Liga B:

Grupi 1: Ukraina, Çekia, Sllovakia

Grupi 2: Rusia, Suedia, Turqia

Grupi 3: Bosnja, Irlanda e Veriut, Austria

Grupi 4: Republika e Irlandës, Danimarka, Uellsi

Liga C:

Grupi 1: Skocia, Shqipëria, Izraeli

Grupi 2: Hungaria, Greqia, Finlanda, Estonia

Grupi 3: Sllovenia, Norvegjia, Bullgaria, Qipro

Grupi 4: Romunia, Serbia, Mali i Zi, Lituania

Liga D:

Grupi 1: Andorra, Kazakistani, Letonia, Gjeorgjia

Grupi 2: San Marino, Moldavia, Luksembugu, Bjellurusia

Grupi 3: Malta, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Kosova

Grupi 4: Lichtenstein, Armenia, Gjilbratari, Maqedonia

ÇFARË ËSHTË LIGA E KOMBEVE?

Ky kompeticion është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane. Ky kompeticion zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme.

Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “PlayOff”.

SI FUNKSIONOJË LIGAT?

Skuadrat luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

 
Shperndaje