Kryeministi Markoviq më 6 shkurt viziton Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do të jetë për vizitë në Kosovë më 6 shkurt.

Donjeta Gashi, drejtoreshë e Zyrës për informim në Kryeministri tha se vizita tashmë është e konfirmuar dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.

“Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën në javën e parë të muajit shkurt, saktësisht më 6 shkurt. Ai do të takohet me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin”, ka thënë Gashi.

Shperndaje