Gjeloshaj: Projekti ”Evropa tani” do të vazhdojë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, në emisionin “Link” në RTMZ tha se projektin ”’Evropa tani” do ta vazhdojë kushdo që është në pushtet dhe se nuk do t’i shkojë ndërmend asnjë partie apo Qeverisë ta prekë.

Kushdo që të jetë në Qeveri do ta respektojë, thekson ai.

“Ky projekt nuk kërkon njohuri të veçanta, projekti si projekt nuk ka asgjë të tepërt për të aplikuar. Kemi ligjin për buxhet dhe qeveria pakicë do ta zbatojë në të mirë të qytetarëve”, tha Gjeloshaj.

Kur është fjala për nënshkrimin e marrëveshjes me kishen pravoslave serbe, ai tha se qeveria e pakicës nuk do ta problematizojë çështjen e nënshkrimit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!