Ilir Camaj karrierën e vazhdon në Azi

Sulmuesi i Deçiqit, Ilir Camaj karrierën do ta vazhdojë në Azi.

Camaj do të luajë për liderin e ligës së Omanit, skuadrën Dofar. Pas 11 raundeve, Dofar është lider në tabelë me dy pikë më shumë se Al Seeb.

Camaj është një nga lojtarët më të mirë të Deçiqit. Këtë sezon ai shënoi shtatë gola në Ligën e parë të Malit të Zi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!