Bayern.M kërkon Hysaj, Lazio Manajn, Kaçe drejt Interit (Video)

Mbrojtësi kombëtares shqiptare Elseid Hysaj ka zgjuar interesin e Bajernit. Klubi bavarez ka dërguar përfaqësues në Napoli për të kërkuar informacione për shqiptarin.

Lajmi është konfirmuar nga media më e afërt e klubit bavarez, “TZ”. Gazeta të dielën raportoi ekskluzivisht se Bayerni është interesuar për 22-vjeçarin e Napolit.

Performancat e shkëlqyera të Hysajt në Serie A me napoletanët kanë “ngacmuar” trajnerin e ardhshëm të skuadrës bavareze, Karlo Ançeloti. Italiani në verën e ardhshme do të marrë drejtimin e skuadrës bavareze, kështu që ai ka nisur punën për merkaton e ardhshme.

Kaçe drejt Interit

Interisimi i Interit për Ergys Kacen duket se nuk është thjesht një zë merkatoje, por një realitet që mund të zyrtarizohet verën e ardhshme.

Sikurse raporton FCInterNews, futbollisti i kombëtares shqiptare mbetet në krye të listës së lojtarëve që po vëzhgohen me kujdes nga specialistët e klubit ziklatër.

Shqiptari është në pronësi të PAOK-ut të Selanikut, por me kontratën që i skadon në vitin 2017. Futbollisti kuqezi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin grek, cka lë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg PAOK-ut.

Lacio interesim për Manaj

Rei Manaj mund të përfundojë te Lacio. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat shkruajnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhekaltër. Manaj mund të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Kandrevës tek Interi.

Rei Manaj shihet si një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar dhe skuadrës së Interit dhe zikaltrit vendosën të mos e largonin në merkaton e janarit.

Pavarësisht interesimeve të shumta që shumë skuadra patën për të, Mançini kërkoi që Manaj të qëndronte dhe të rritej në një ambient me kampionë. Zikaltrit mund të dorëzohen në merkaton e verës, nëse duan të arrijnë te Kandreva.Lacio kërkon me ngulm shqiptarin dhe mesfushorin Gnukuri. Të dy në një moshë shumë të re, që kanë mundësi për t’u rritur akoma më shumë. Lotito dhe Tare po mundohen me çdo kusht për të afruar në skuadër dy futbollistë që kanë të ardhme dhe vlerësohen shumë nga analistët e futbollit italian.

Për të parë video duhet te jeni te kyçur në Facebook

 

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!