Gjeka: Kam kompetenca, i shfrytëzoj

Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka evidentuar arritjet e tij gjatë këtyre dy viteve në krye të komunës së Ulqinit.

Ai tha se për këto 730 ditë kam pritur mbi 2000 qytetarë, dyert e kabinetit kanë qëne të hapura për cdo investitorë qoftë ai vendas apo i huaj,në suaza të mundësive tona kemi perkrahur cdo ide dhe propozim të mirë.

Në dyvjetorin e zgjedhjes në këtë funksion ai në konferencë për shtyp tha se nuk është i kënaqur me atë çfarë është arritur dhe realizuar.

Për gjendje të tillë Gjeka akuzoi partnerin e deritashëm të koalicionit Forcën e re demokratike duke thënë se kjo parti ka bërë obstruksion dhe ka bllokuar pushtetin lokal dhe shmangu sjelljen e mbi 80 vendimeve të cilat qëndrojnë në sirtarin e kryetarit të Kuvendit, duke përfshirë aty edhe buxhetin për këtë vit.

Në pyetjen për shkarkimin e tre sekretarëve nga radhët e Forcës, kryekomunari ka thënë se ka kompetenca ligjore dhe ai i shfrytëzon.

Gjeka shtoi se është i gatshëm për çdo skenar. “Për rikompozim, por edhe për zgjedhje të parakohshme, kur do që të caktohen ato”, theksoi ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!