Nëse Shqipëria mbyll kufijtë, emigrantët nuk do të vijnë në Mal të Zi

Deri me tani nuk ka asnjë tregues, se emigrantët mund të nisën drejt Mal të Zi, logjika tregon se nëse Shqipëria mbyll kufijtë, Mali i Zi nuk do të duhet të bëjë atë, sepse emigrantët nuk do të vijnë te ne, ka mësuar CDM nga burime të qeverisë.

Evropa pëson krizën më të madhe të emigrantëve prej fillimit të luftës së dytë botërore. Mali i Zi është në mes të Serbisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, dhe për këtë arsye nuk është në qëndër të rutës së Ballkanit.Megjithatë, ekziston frika se nëse Maqedonia mbyll kufijtë me Greqinë, emigrantët mund të kthehen drejtë Shqipëris dhe Mal të Zi.

Nëse kjo ndodh, Kryeministri Milo Gjukanoviq ka thënë se, nëse vendet evropiane që merren me pasojat e krizës së emigrantëve, vendosin ti mbyllin kufijtë e tyre, çka tjetër i mbetet Malit të Zi vetëm të bëjë të njëjtën gjë.

“Ekzistojnë resurse të cilat janë të ndara, lokacionet dhe çdo gjë është gati për ardhjen eventuale të tyre.Megjithatë, pasi që shtetet kan njoftuar se do të mbyllinë kufijtë, logjika thotë se Shqipëria do të mbyllë kufijtë para nesh dhe emigrantët nuk do të mund të vijnë në Mal të Zi “, shpjegon një burim nga qeveria për CDM./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!