Këto janë rrogat mujore të presidentëve të rajonit

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara, pagën më të madhe mujore në rajon e ka Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Siç thuhet në formularin e tij të deklaruar të pasurisë, të dorëzuar në Komisionin Zgjedhor, të ardhurat e tij mujore arrijnë në 3,322 euro.

Mbi 3,000 euro janë pagat mujore të presidentit kroat Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës. Sipas komisionit për Konflikt Interesi Grabar-Kitaroviq ka një pagë neto afër 3276 euro, ndërsa anëtari i Presidencës së BH fiton mesatarisht 3091 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës thekson se anëtarët e Presidencës, Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq dhe Mladen Ivaniq marrin 2.862, 2.874 ose 3.536 euro në muaj.

Sipas të dhënave publike, presidenti i Serbisë ka një pagë trefish më të ulët se ajo kroate dhe ai boshnjak. fqinjët. Aleksandar Vuçiq merr 1.083 euro në muaj, që është paga më e vogël presidenciale në rajon.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq merr pagën mujore neto prej 2,443 euro, ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi 2,873 euro.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov (1,250 euro) dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta (1,425 euro) fitojnë më pak se 2,000 euro në muaj.

Nëse krahasojmë të ardhurat presidenciale me pagën mesatare në rajon, rekorderë absolutë janë presidenti i Kosovës dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Paga e Hashim Thaçi është pothuajse tetë herë më e lartë se paga mesatare, kurse paga e tre anëtarëve të Presidencës së Bosnjes është shtatë herë më e lartë se mesatarja në atë vend.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!