Hartimi i Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Tuzit për periudhën 2020-2026.

Në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit Rajonal të Malit të Zi 2014-2020 dhe Ligjit për Zhvillimin Rajonal (Fleta Zyrtare e Malit të Zi 20/2011), Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale 02/18 dhe 34/19 neni 38, paragrafi 1 pika 3, si dhe Rregullores mbi metodologjinë për hartimin e Planit Strategjik të zhvillimit të njësisë së vetëqeverisjes lokale, komuna e Tuzit inicoi procesin e hartimit të Planit Strategjik zhvillimor.

Në këtë drejtim, në komunën e Tuzit është mbajtur takimi i grupit punues për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Tuzit për periudhën 2020-2026.

Koordinatori i grupit punues Emin Haxhi prezantoi planin e punës dhe metodën e komunikimit midis anëtarëve të grupit.

Anëtarët e grupit punues shprehën falenderimet e tyre që janë pjesë e ekipit për hartimin e planit të parë strategjik zhvillimor të Komunës së Tuzit, si dhe gatishmërinë e tyre për punën në ekip.

Hartimi i Strategjisë zhvillimore të Komunës Tuzi është parakusht për nisjen e mekanizmit të zhvillimit të qëndrueshëm lokal.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!