DPS-UDSH-PD-SD-BS: Vazhdojmë zhvillimin e Ulqinit

U përcjellim mesazh të qartë të gjithë qytetarëve të Ulqinit – ne vazhdojmë edhe më mirë dhe në mënyrë kualitative, të sigurt në mbështetjen tuaj dhe mirënjohës për besimin e deritanishëm, thanë nga koalicioni DPS, UDSH, PD, SD dhe BS, pasi që Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqini, Ilir Çapuni deklaroi se do japë dorëheqjen nga ai funksion dhe se partia e tij Forca e Re Demokratike do të dalë nga koalicioni lokal.

Ata njofotojnë se mbrëm është mbajtur takimi i planifikuar i partnerëve të koalicionit: DPS,UDSH, PD, SD dhe BS.

Me urgjencë do të thirret seanca e Kuvendit dhe shumicë e qëndrueshme parlamentare, me 22 këshilltarë, do të zgjedhë kryetarin e ri të komunës, theksojnë DPS, UDSH, PD, SD dhe BS.

Siç theksojnë kandidati i përbashkët i partnerëve tradicionalë të koalicionit, është Aleksandar Daboviq.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!