Gjeloshaj kundërshton masat e reja për Tuzin: Vendim politik i Qeverisë, do të marrin përgjigje të ashpër

I pakënaqur me miratimin e masave të reja epidemiologjike të cilat parashikojnë mbylljen e objekteve të gastronomisë në Komunën e Tuzit, kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, vlerësoi se ky është një vendim politik i Qeverisë, por që do të marrin përgjigje të ashpër.

“Mbylleni trafikun ndërqytetas në mënyrë që, nga qytetet ku lokalet janë të mbyllura, mos të vijnë në Tuz, ne nuk do ta lejojmë këtë poshtërim,” deklaroi Gjeloshaj.

Ai theksoi se Tuzi është në grupin e parë të komunave si Zonë e Gjelbër dhe nuk do të lejojmë askënd të hakmerret ndaj bizneseve dhe komunës së Tuzit.

Ne nuk do të lejojmë askënd të ushtrojë injorancë mbi ekonominë tonë. Nëse dikush në Evropë ka treguar se si reagohet në respektim të masave, atëherë ata janë qytetarët e komunës së Tuzit.

Reagoni dhe ndryshojeni urgjentisht, ose do të keni një kundër-reagim dhe organizim të komunës për të mbrojtur ekonominë tonë ”, tha Gjeloshaj.

Ashtë turp që dikush mund të marrë vendime të tilla pa u këshilluar me komunën e Tuzit, që unë, si kryetar i Komunës, ta mësoj nga mediat, turp!

“Ky vendim i Qeverisë është gjithashtu politik, por do të marrë një përgjigje të ashpër … Do të kem një takim urgjent me pronarët e objekteve hotelierike dhe natyrisht do të marrim vetëm një vendim logjik,” përfundoi Gjeloshaj.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!