Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës

Që prej mëngjesit të sotëm, Rusia ka nisur sulmet ushtarake ndaj Ukrainës. Nga ana tjetër Kievi ka shpallur gjendjen e luftës.

Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë. Udhëheqësi rus tha se Moskës nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër veçse të nisë operacionin pa specifikuar detaje.

Gjatë fjalimit në televizionin shtetëror, Putin paralajmëroi edhe ushtrinë ukrainase, duke iu kërkuar ushtarëve që të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se Rusia ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës dhe po synon të sulomjë me armë qytetet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!