Është e drejtë themelore e Alternativës Shqiptare,që sipas prioriteteve të veta të realizojë qëllimet. Qëllimi ynë ishte që në Kolegjiumin e kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi të jetë një shqiptar, dhe për fatë të keqë të Partisë Boshnjake dhe degëve të reja të tyre, e arritëm këtë, deklaroi deputeti i ASH Nik Gjeloshaj.
“Në Kolegjium nuk ka pasur diskutim të nxehtë në lidhje me formimin e klubit Alternativa, pas marrëveshjes për fillimin e seancës së Kuvendit dhe përcaktimit të rendit të ditës, kolegjiumi diskutoi mbi kërkesën për themelimin e dy klubeve të deputetëve, Alternativa Shqiptare-URA dhe klubit Forca, HGI dhe LP.
I vetmi që ishte nervoz i zhurmshëm dhe i paduruar ishte Sulo Mustafiq, për ata që kam njoftuar edhe më herët, në përpjekje për të parandaluar formimin e klubit, i cili për shef klubit do kishte një shqiptarë.Këtë histeri anti-shqiptare të Partisë Boshnjake e kam paraqitë një kohë të gjatë, por për hir të opinionit, kufizohem në subjekt, dhe në asnjë mënyrë në Boshnjakët.
Sa ishte Mustafiq i nervozuar për të parandaluar formimin e klubit, këtë gjë e tregon mësëmiri fakti që ai theu gotën në tavolinë.
Fakti më i keqë ishte pohimi që ai përfaqëson dhe qëndrimin e Forcës, ish parti nacionale shqiptare, e cila me veprimet e veta është bërë vetëm degë e Partisë Boshnjake për Ulqin.
Të gjitha konotacionet tjera politike, që kemi pasur rastin ti dëgjojmë këto ditë në lidhje me veprimin tim, i hedhi poshtë si manipulime të pastra tha Gjeloshaj në një deklaratë për Portal Analitika duke komentuar spekulimet e mediave dhe reagimet ndaj formimit të klubit Alternativa-URA në Parlament.
Gjeloshaj shtoi se interesante ishte reagimi i deputetit i cili dukej premtues, i cili në opinion është paraqitur si deputet i koalicionit Forca për Bashkim.”Në fakt të gjithë përbërësit tjerë të këti koalicioni janë në gjykime ligjore me ish partinë shqiptare Forca.E kemi parë publikisht nivelin e vërtetë të deputetit, i cili duket që nën maskë është përpjekur të paraqitet ndryshe, në të cilën shton dhe i jep vetit me mijëra vota të shqiptarëve dhe madje mendon se mund të jetë këshilltar.
Sa i përket numrave, koalicioni shqiptar që unë përfaqësoj ka pasur 3900 vota, në zgjedhjet e fundit lokale, ku unë kam qenë kreu i listës, dhe kemi fituar 25 për qind, ose 1.350 vota të shqiptarëve në Podgoricë “, shpjegoi Gjeloshaj./Malësia.ME/