Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu ka hedhur poshtë akuzat e nënkryetarit të URA-së Dritan Abazoviq që ai dhe kolegët e tij nga partitë e pakicave janë „dajak në duartë e PDS-së“.
„Abazoviq vazhdon t’i shkaktojë dëme popullit shqiptarë me përfaqësimin e ti“ vlerësoi Nimanbegu pasi që deputeti i URA për Vijesti ka thë se PDS manipulon me partitë e pakicave. Këto akuza Abazoviq i ka përsëritur në konferencën për media në Kuvend, pasi që koalicioni qeverisës kundërshtoi formimin e grupit të ri parlametar Alternativa-URA në të cilën janë Dritan Abazoviq, Milosh Konatar (URA) dhe Nik Gjeloshaj (ASH). Abazoviq tha që „në momentin kaq të përbërë politik ka deputet të cilët nuk janë të gatshëm të jenë dajak në duart e dikujt .Ata që kan ndaluar të jenë dajak në duart e tyre nuk janë më pak të vlefshëm se ata të cilët vazhdojnë të jenë satelitë politikë të thijeshtë të cilët kryejn punët e tyre të pista-tha Abazoviq.
Nimanbegu tha se nuk janë satelitët e askuj dhe pyeti Abazoviqin a ishte satelit i satelitit kur ishte në pushtet në Ulqin”. Duke komentuar largimin e Nik Gjeloshaj nga klubi i partive shqiptare (ASH,Forca) dhe HGI,PL për shkak të niveli të ulët të bashkëpunimit në këtë klubë, Nimanbegu tha se nuk donte ti jepte konsultime gratis.Ai gjithashtu tha se nuk mund të komentoj deklaratat e deputetëve që fatkeqësisht kanë 300-400 vota.
Nuk mundet ai të vlerësoi qëndrimet tona politike dhe vendosmërin në arritjen e të drejtave të popullit tim në Mal të Zi.Gjeloshaj duhet të ketë vizion politik – tha Nimanbegu /Malësia.ME/