Simoviq: Krivokapiq nuk ka te drejtë të anuloj mbledhjen

Kryetari i Klubit të Deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Millutin Simoviq thotë se shkresa e kryetarit të Kuvendit Ranko Krivokapiq drejtuar deputetëve, pas anulimit të mbledhjes së djeshme, ka plotë të pavërteta.

Krivokapiq ka kumtuar se mbledhjen e ka anuluar sepse Partia Demokratike e Socialistëve ka kërkuar heqjen e 14 pikëve nga rendi i ditës, nga 16 sa ishin të planifikuara. Simoviq thotë se letër kaq të shkurtër e me kaq shumë të pavërteta nuk ka parë. Ai ka thënë se Krivokapiq bazohet në kompetencat kushtetuese të anulimit të mbledhjes, mirëpo, thekson se me kushtetutë është definuar e drejta e kryetarit të parlamentit që të ftojë mbledhjen, kurse nuk ka të drejtë ose kompetenca kushtetuese që ta anulojë atë.

Është qesharak, thotë Simoviq për gazetën Dnevne Novine, qëndrimi i Krivokapiqit se e konsideron të parëndësishme mbajtjen e mbledhjes. Kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq ka thënë se do t’i përmbahet rendit të ditës së caktuar, kur do të mbahet mbledhja e cila ishte caktuar për dje. Ai ka theksuar se mbi shkarkimin e tij do të debatohej brenda disa ditësh nëse nga Partia demokratike e socialistëve do ta pranonte rendin e ditës, të caktuar sipas radhës së prioriteteve që parashihet me kushtetutë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!