Rusia e brengosur për Shahmnoviq dhe Gjonbalaj

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka kritikuar të enjten autoritet malazeze për shkak të linçit politik ndaj kryetarit të Plavës Orhan Shahmanoviq (Partia Boshnjake), Këshilltarit në Sekletariatin për Planifikim Hapsinor Tahir Gjonbalaj (LDnëMZ) dhe zyrtarit Jovan Lonçareviq.

Zaharova tha se Rusia ka fituar informacionet për aktgjukimin e shqiptuar nga Gjykata e Lartë e Podgoricës dhe sipas mendimit tonë, ky rastë është një tjetër demonstrim se Mali i Zi është larg nga drejtësia, në vend se të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit, natyra e tyre selektive është e drejtuar luftës politike kundër disidentëve.

“Praktika e keqe e persekutimit politik dhe linçit të personave që mbështesnin, ndër të tjera, lidhjet të ngushta me Rusinë është tronditëse”, tha Zaharova.

Shahmanoviq, Gjonbalaj dhe Lonçareviq janë dënuar nga Gjykata e Lartë në Podgoricë për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kanë dëmtur komunën për 11.952,68 euro në dobi të invesitorëve privatë Shaban dhe Sandra Mehaj nga Plava.

Shahmanoviq është dënuar me me një vit burg , Gjonbalaj me 10 muaj ndërsa Lonçareviq me 8 muaj burg./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!