Gjukanoviq dorëzoi kandidaturën: Fitore në raundin e parë

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq, dorëzoi në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kandidaturën e tij për president.

Gjukanoviq tha se DPS mblodhi 60.528 nënshkrime dhe falënderoi të gjithë qytetarët që mbështetën kandidaturën dhe u shpreh optimist se do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ai falënderoi partnerët e koalicionit të DPS për mbështetjen e dhënë ose të premtuar. “Premtuar sepse një numër i partive nga koalicioni kanë njoftuar mbajtjen e organeve të tyre partiake gjatë kësaj fundjave,” tha Gjukanoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!