Nuk përmend BE-në, është kundër NATO-s dhe kërkon referendum

Kandidati presidencial i pjesës më të madhe të opozitës, Mladen Bojaniq, në programin e tij nuk është deklaruar mbi prioritetin kryesor të politikës së jashtme të vendit – anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e tij negativ ndaj anëtarësimit të vendit në aleancën e NATO-s.

Kjo është cekur në faqen zyrtare të Mlladen Bojaniq, në të cilën është paraqitur programi dhe aktivitetet e ardhshme të kandidatit presidencial.

Bojaniq beson se Partneriteti për Paqe është marrëdhënie optimale midis Malit të Zi dhe NATO-s, theksohet në dokumentin në të cilin është prezentuar kandidatura e tij.

Në programin e tij, Bojaniq nuk deklarohet mbi çështjen e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, por sa ishte aktiv si kryetar i lëvizjes “Otpor beznađu”, ai kishte shprehur qëndrime euroskeptike. Në program është zotua për aplikimin e shpeshtë të institutit të referendumit.

“Konsideroj se për të gjitha çështjet relevante dhe me interes të përgjithshëm, vendimin përfundimtar duhet t’a japin qytetarët. Prandaj, unë do ta shfrytëzoj plotësisht të drejtën e presidentit, që në emër të qytetarëve, t’i kërkojë Kuvendit, të thërrasë referendum kur të vendoset për shitjen e pronës shtetërore dhe për çështje të tjera me interes kombëtar “, thuhet në programin e Bojaniq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!