Gjeloshaj: Nga sot, me BESË të gjithë në shtëpia – Fillon beteja për të ruajtur Malësinë

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjelosaj, u bëri thirrje banorëve të Tuzit që “me BESË të mbyllën të gjithë në shtëpitë e tyre në vetëizolim nga sot”.

“Sapo kemi përfunduar seancë urgjente në Qeverinë e Malit të Zi me ftesë të Nënkryetarit dhe kryetarit të PKT Milutin Simoviq, dhe pas analizave dhe asaj që kemi marrë nga ekspertët që merren me virusin në baza ditore, mund t’ju them direkt në sy dhe sinqerisht se në këto momente fillon beteja për të ruajtur komuna tonë, për të ruajtur Malësinë, por edhe për të ruajtur qytetarët e tjerë të Malit të Zi ”, tha Gjeloshaj.

“Mundemi disa ditë, mundemi disa javë, të gjithë ne në shtëpitë tona për të ruajtur popullsinë, të rinjtë dhe të moshuarit, të dalim së bashku si fitues të kësaj lufte”, tha kryetari i Komunës Tuzi, Nik Gejloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!