Çështja e ndryshimit të kufirit: Abazoviqi fton në dialog kryetarin Gjeloshaj

Të martën kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se Qeveria e Malit të Zi ka ndryshuar kufirin administrativë të komunës së Tuzit, duke e konsideruar këtë si një veprim anti-shqiptar të Kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe zv.Kryeministrit, Dritan Abazoviq. Tutje, Gjeloshaj ka potencuar edhe se Qeveria e Malit të Zi ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën e Tuzit, ndonëse mjetet i takojnë sipas ligjit.

Nga kabineti i zv.Kryeministrit Abazoviq reaguar sot për TV Vijesti duke e ftuar në dialog kryetarin Gjeloshaj.

Pas urgjencës që morëm nga Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ne dërguam një urgjencë në Ministrinë e Financave dhe kërkuam që për këtë çështje të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Kabineti i Zëvendës Kryeministrit u bën thirrje të dy palëve për dialog dhe organeve kompetente të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin, dhe nëse përcaktohet se ka pasur ndonjë lëshim ligjor, përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht, thuhet në njoftimin e kabinetit të Abazoviq.

Pas këti njoftimi, reaguan nga Alternativa Shqiptare duke theksuar që Gjeloshaj këtë e kërkoi me ditë të tëra.

Jemi për dialog Dritan, këtë u’a kërkojmë me ditë të tëra, por ju ende se keni kuptuar që nuk mund të luaj askushi, as ju e Zdravko Krivokapiq me territorin e Malësisë!!

Ju sygjerojmë e ftojmë edhe njëherë publikisht që t’i rishqyrtoni këto vendime antikushtetuese e antiligjore. Kryeni obligimet që keni si qeveri për komunën tonë, ashtu siç keni vepruar me komunat tjera, deklaruan nga ASH.

Altarnativa Shqiptare i çojë edhe një mesazh Abazoviqit: Mos i diskrimino shqiptarët tu./Malesia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!