Gjukanoviq: Mali i Zi, sa më parë të fitojë Qeverinë e re

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka vlerësuar se tashmë, më e rëndësishmja është që Mali i Zi, të fitojë qeverinë e re në mënyrë që të aftësohen Parlmenti dhe pushteti ekzekutiv dhe të krijohen kushtet për sjelljen e vendimeve me qëllim të plotësimit me përgjegjësi të obligimeve tona ndërkombëtare.

Ai, duke marrë pjesë në samitin e sotëm të NATO-s në Bruksel, ka theksuar se ishte ky rasti për të tërhequr vërejtjen në faktin se Ballkani Perëndimor, ndodhet në shënjestër të pretendimeve imperialiste ruse.

Siç ka thënë Gjukanoviq, Mali i Zi, do të duhej që përmes formave të ndryshme, duke kyçur këtu edhe atë humanitare, të vazhdojë të ndihmojë në mbrojtjen e banorëve të Ukrainës.

“Është shprehur gatishmëria të vazhdohet më tej në përforcimin e strukturave të  NATO-s në gjithë hapësirën euroatlantike, në veçanti në krahun lindor”, ka sqaruar Gjukanoviq, duke shtuar se “agresioni rus mbi Ukrainën, është sulm ndaj sigurisë evropiane dhe në hapësirën euro-atlantike”.  

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!