Shtatë këshille lokale të DPS në Ulqin janë larguar nga partia, do të mbështesin koalicionin “Fillim i Ri”

Siç njofton RTMZ, shtatë këshille lokale të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Ulqin janë larguar nga partia dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, do të mbështesin koalicionin “Fillim i Ri”.

Këto janë këshillet lokale të DPS në Millë, Kruthë, Brajshë, Vlladimir, Sukobin, Kravar dhe Rashtishë.

Bartësi i listës së koalicionit “Fillim i ri”, Omer Barjaktari, e ka konfirmuar këtë informacion për portalin RTMZ, duke thënë se së fundmi ka mbajtur mbledhje me iniciativën e kryetarëve të këtyre këshillave, të cilët kanë mbështetur hapur listën “ Fillim i Ri”.

Koalicioni “Fillim i Ri” udhëhiqet nga kryetari i këshillit të Ulqinit të Lëvizjes Qytetare URA Omer Barjaktari, ndërsa koalicioni përveç URA-s përbëhet edhe nga Partia Demokratike e Fatmir Gjekës, Alternativa Shqiptare e Nik Gjeloshaj, SD dhe SDP./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!