Zgjedhjet në Serbi: Vuçiç drejt fitores së thellë, Presheva dhe Bujanoci në duar të shqiptarëve!

Aleksandar Vuçiç po shkon drejt një tjetër mandati si Kryeministër i Serbisë,në bazë të rezultateve preliminare, pasi janë përpunuar 83 përqind e qendrave të votimit, e nxjerrin atë bindshëm fitues.

Partia Progresive e Serbisë, e drejtuar nga Vuçiq, rezulton të ketë marrë më shumë se 48,26 për qind të votave, çka përkthehet në 154 vende në Parlament.Në vend të dytë renditet Partia Socialiste e Serbisë, e drejtuar nga Ivica Daçiç me 11.6 përqind të votave.

Gjithashtu në Parlament hyjnë dhe ultranacionalistët e drejtuar nga Vojsllav Sheshel, të cilët arrijnë të marrin 7.93 përqind të votave, të përkthyera në 23 karrige në Parlament.

Ndërsa liberalët e tubuar në një koalicion të përbashkët, si ish-presidenti Boris Tadiq, Çedomir Jovanoviq e Nenad Çanak, rrezikojnë të mos e kalojnë as pragun zgjedhor.

Presheva dhe BujanocI në duar të shqiptarëve!

Në zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës ka fituar Partia Demokratike Shqiptare e kryetarit të deritanishëm Ragmi Mustafa, kurse në Bujanoc Partia per Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit.Ndryshe, Shaip Kamberi ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Serbisë në katër vitet e kaluara.

Në Bujanoc sipas rezultateve gati nga numërimi i 100 për qind të votave, PVD-UDSH ka fituar 5840 vota, Partia Demokratike e Nagip Arifit, që deri tani ka udhëhequr me pushtetin lokal ka fituar 4570 vota, ndërsa në vendin e tretë radhitet Lëvizja për Progres Demokratik e Jonuz Musliut me 2072 vota, transmeton INA.

Kurse në Presheva, do të vazhdoj të mbetet në duart e PDSH-së, e cila ka marrë 5438 vota, Alternativa për ndryshim ka marrë 4573 vota, Partia për Veprim Demokratik 4087 vota, BDL ka marrë 699 vota, Rilindja Demokratike 564 vota dhe UDSh 484 vota.


 

Në Serbi, sonte në orën 20 janë mbyllur qendrat e votimit, drejtë vote kishin rreth 6.7 milionë votues.

Favorit mbetet Aleksandar Vuçiç, kryeministër i deritanishëm, por pritet që grupet radikale të kthehen në Kuvend, në një moment kur Serbia dëshiron të shkojë një hap përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci në Serbi (CeSID) ka dalë me një rezultat preliminar , ku Partia e Vuçiq (SNS) e rendit të parën me 56.2 për qind të votave.

Këto zgjedhje kanë pasur një karakteristikë të re: pjesëmarrje më të madhe të grupeve të djathta dhe nacionaliste, prej të cilëve pritet të hyjnë disa në Parlament. Kurse partitë demokratike dhe ato liberale, priten të mos marrin një mbështetje shumë të madhe, pavarësisht fushatës që kanë zhvilluar.

Ndërkaq, për Serbinë dhe të ardhmen e saj këto zgjedhje do të jenë të rëndësishme, për shkak se është thënë që do të bëhet një diferencim i qartë: me Europën apo me Rusinë. Edhe pse Serbia ka marrëdhënie mjaft të mira me bllokun, që shpesh bie në konflikt me integrimin në Bashkimin Europian.

Në Preshevë dhe Bujanoc drejtë vote kishin afro 80 mije votues.

Kosovë, votohet për zgjedhjet serbe nën organizimin e OSBE-së

Nën organizimin e OSBE-së, serbët e Kosovës votuan këtë të dielë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, në 5 qendra grumbulluese të hapura me disa degë, në të gjitha vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë.

Banorët serbë të Komunës së Graçanicës, që ndodhet 8 kilometra larg Prishtinës, pasi votuan në shkollën “Kral Milutin”, thanë se presin ndryshime pozitive në Serbi, por jo në raport me Kosovën.

“Presim ndryshime pozitive, për paqe dhe gjëra të mira”, tha një banor i Graçanicës.

Shperndaje