Kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markoviq.i cili po qëndron në Slloveni dhe po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Vazhdimësi e dialogut me kryeministrin e Malit të Zi, për nismat rajonale që na afrojnë si dhe për projektet infrastrukturore që forcojnë lidhjet ndërmjet dy shteteve tona”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Haradinaj më tej ka thënë se me homologun, Dushko Markoviq, janë pajtuar që rajoni ynë ka hapur një kapitull të ri bashkëpunimi dhe se rezultatet pozitive për dy shtetet tona dhe tërë rajonin janë të sigurta./Malësia.ME/