Koha Javore rikthehet te lexuesi në formatin e printuar

Nga dita e enjte, gazeta “Koha Javore” rikthehet para lexuesve në
formatin e printuar, njoftojnë nga kjo gazetë

Në kohën e masave të veçanta për parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, “Koha Javore” iu përshtat situatës së krijuar dhe sfidës së informimit duke botuar tre numrat e fundit të gazetës në PDF dhe në faqet online.

Situata e jashtëzakonshme krijoi një mision të veçantë edhe për
gazetarët e mediave të printuara duke mbetur lajmëtarët më të
besueshëm dhe në interes të informimit të publikut në kohën e
pandemisë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!