Në Guci tre të infektuar me koronavirus

Mali i Zi ka regjistruar tre raste të reja me koronavirus (COVID-19).

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë analizuar 243 mostra, në mesin e të cilëve tre ishin pozitiv me koronavirus.

“Bëhet fjalë për personat e sapoinfektuar me vendbanim në Guci, që janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara”, theksoi Instituti.

Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 319 raste me COVID-19 ndërsa numri më i lartë i të infektuarve është në Podgoricë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!