Viti shkollor do të përfundohet pa kthim në bankat shkollore

Nxënësit nuk do të duhej të kthehen në shkolla deri në fund të vitit shkollor, për shkak të situatës aktuale të pandemisë, deklaroi Minisitri i Arsimit , Damir Shehoviq, duke shtuar se mbi këtë fjalen e fundit do ta japi Këshilli Koordinues Nacional për sëmundje efektive dhe Qeveria e Malit të Zi.

“Shëndeti i fëmijëve dhe familjeve të tyre është prioritet apsolut. Prandaj, mu për këtë, kam qëndrim se viti shkollor duhet dhe mundet të përfundohet pa kthim në bankat shkollore.  Sigurisht, vendimi përfundimtar do të merret nga TKN dhe autoritetet kompetente, “tha Shehoviq.

Në përputhje me situaten epidemiologjike, janë duke u përgatitur regjistrimet elektronike për kopshte, shkollat fillore dhe të mesme, njoftoi ministri Shehoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!