Aksioni i dhurimit të librave për bibliotekat e shkollave në Malësi

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” zhvilloi të premten aksionin e dhurimit të librave për bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme në Malësi, si dhe paralelen e Bibliotekës Popullore “Radosav Lumoviq” në Tuz.

Me këtë rast janë ndarë 210 kopje të botimeve të “Art Club”-it dhe anëtarëve të tij. Qëllimi i këtij aksioni ishte pasurimi i fondit të bibliotekave të shkollave në gjuhën shqipe në Malin e Zi me botime shqipe.

SHAI “Art Club” do të vijojë edhe në të ardhmen me aksione të tilla.

Image preview
Image preview
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!