Autorët e fjalorit, një e treta e grupit punues nga URA

Fjalori skandaloz i akademise se shkencave malazeze i cili sapo publikoi pjesen e pare te tij shkaktoj bujë dhe reagime të ashpëra nga shqiptarët në Mal të Zi pasi që në këtë fjalorë shqiptarët paraqiten me fjalët fyese dhe diskriminuese.

Portali lajm.me shkruan se një e treta e grupit punues të fjalorit janë nga Lëvizja Qytetare URA, nga 14 anëtarë 5 vetë janë anëtarë të këshilli organizativ  të këti subjekti që është organi më i lartë.

prof. dr Tatjana Gjurišić-Beçanoviq,anëtare e KO
Balsha Brkoviq, anëtar i KO
Rajka Glushica, anëtar i KO
Božena Jelushiq, nënkryetarte e URA
Sherbo Rastoder, nenkryetar I URA

Duke ditur se këta persona janë themelues të këtij subjekti dhe dy nga këta janë nënkryetar të këtij subjekti e natyrshme është dyshimi në politikën e tyre ndaj shqiptarëve.

Fjalori CANU shqiptarët i paraqet si agressor, të cilët imponojnë kulturën të tjerëve duke i asimiluar në shqiptar. Pra CANU, shqiptarët autokton i quan agresor. Fakt që me drejtë ka zgjuar gjith këtë polemikë jo vetëm nga politikanët shqiptar por edhe nga disa studjues malazez sikur Jelena Susanj, dr Adnan Çirgiq dhe Sreten Peroviq.

Nuk është hera e pare që nga ky subjekt vine fryma antishqiptare. Kujtojmë fushatën zgjedhore të partisë Pozitivna nga ku buron kjo levizje ku një nga kandidatët e tyre publikisht ka ngritur “trimat e taraboshit” duke aluduar ne luftëtarët malazez në pushtimin e Shkodrës./Ljam.me/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!