Cana: Shqiptarët kanë vetëm një Kombëtare

Që prej të dielës, “Kuqezinjtë” janë vendosur në Bad Waltersdore në Austri për fazën përgatitore për Europianin francez.

Në konferencën e parë për shtyp nga Austria, kapiteni i kombëtares, Lorik Cana foli për fazën përgatitore, sfidën më të rëndësishme dhe kundërshtarin më të fortë.

Cana thotë që pjesëmarrja në këtë event kaq të rëndësishëm bën krenarë jo vetëm futbollistët, por të gjithë shqiptarët. Ai shpreh bindjen në një përfaqësim dinjitoz.“Jemi rritur shumë dhe niveli i futbollit tonë është rritur. Sot ka shumë talente shqiptare dhe ne kemi dëshirën që të kemi akoma më shumë talente si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova”, thotë Cana.

Ndeshja më e rëndësishme?

“Ndeshja e parë është më e rëndësishmja dhe ajo e para është që ne jemi përqendruar me një kundërshtar të vështirë. Ne jemi rritur dhe ajo përballje do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kompeticionit tonë”, shton kapiteni “kuqezi”.

“Gjithmonë ka patur përfaqësuese, ndërsa tani kemi një kombëtare, pasi përfaqësohen të gjithë shqiptarët.

Kemi vetëm 4 vite që kemi një kombëtare mbarëshqiptare me lojtarë nga Kumanova, Presheva, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Është hera e parë që e kemi këtë kombëtare të bashkuar dhe shihet që të bashkuar arrijmë gjëra të mëdha”, thotë ai.

Ashtu sic ka thënë edhe presidenti Armando Duka e kemi mbështetur Kosovën dhe duhet parë si një mundësi për zhvillimin e sportit dhe jo si përfaqësim në vetvete. Duhet ta shohin si mundësi zhvillimi ndoshta në të ardhmen të shpresojmë në një bashkim.

    

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!